Flash

Biznesmeni italian u zhduk në Shqipëri, mediat në shtetin fqinj tregojnë detaje nga ngjarja

Lapsi.al 20 January 2021
Biznesmeni italian u zhduk në Shqipëri, mediat në shtetin fqinj

Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit, Davide Pecorelli.

Përveç hetimeve që po zhvillohen në Shqipëri, mediat fqinje shkruajnë se për zhdukjen e 45-vjeçarit hetime ka hapur edhe Prokuroria e Peruggias.

Po sipas mediave italiane, një prej punonjëseve të Pecorelli-t i ka rënë numrit të telefonit dhe zilja mësohet se ka rënë disa herë, por askush nuk është përgjigjur.

Ndërkohë rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura brenda makinës së djegur dhe sendeve të Davide Pecorelli-t mund të hedhin dritë për fatin e sipërmarrësit italian, të zhdukur në Shqipëri më 6 janar.

Hera e fundit që ai është futur në WhatsApp është data 6 Janar, në orën 16:12, që është edhe dita kur ai humbi gjurmët.

Personi i parë që bëri denoncim për zhdukjen e Pecorellit, në komisariatin e Citta di Castello ishte ish-gruaja e 45-vjeçarit, e cila është shprehur se ai çdo ditë kontaktonte, pasi fliste me fëmijët.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI