Flash

Policia arreston në Pogradec 33-vjeçarin e dënuar në Itali me 5-vjet e gjysmë

Lapsi.al 14 January 2021
Policia arreston në Pogradec 33-vjeçarin e dënuar në Itali

Policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar 33-vjeçarin Majerdi Meko, 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Meko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën “Emigracion i paligjshëm”.

"Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb paraditja mbetem me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore, ndërsa shira t...

07:17

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI