Flash

Komisioni Europian miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Lapsi.al 6 January 2021
Komisioni Europian miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër Covid-19, të zhvilluar nga kompania amerikane Moderna.

Mediat e huaja shkruajnë se Komisioni Evropian ka dhënë një autorizim me kusht për vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Moderna, vaksina e dytë e aprovuar nga BE. Ky aprovim ndjek një rekomandim pozitiv shkencor bazuar në një vlerësim të plotë sa i përket sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë së vaksinës nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe e aprovuar nga Shtetet Anëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen theksoi se BE siguron “më shumë vaksina kundër COVID-19 për evropianët. Me vaksinën Moderna, e dyta që do të aprovohet në BE, ne do të kemi edhe 160 milion doza shtesë. Dhe më shumë vaksina do të vijnë. Evropa ka siguruar deri në dy miliardë doza të vaksinave potenciale kundër COVID-19. Ne do të kemi më shumë se sa duhen vaksina të sigurta dhe efektive për të mbrojtur të gjithë evropianët.”

Stella Kyriakidou, Komisioner për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, theksoi se “Ne jemi të gjithë të bashkuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi negociuar portofolin më të gjerë të vaksinave në botë për të gjitha shtetet tona anëtare. Sot ne jemi duke miratuar një vaksinë të dytë të sigurt dhe efektive nga Moderna, e cila së bashku me BioNTech-Pfizer do të sigurojnë që 460 milion doza të jenë në dispozicion në BE dhe më shumë do të vijnë. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që normat e vaksinimit të ndiqen. Përpjekjet tona nuk do të ndalen derisa vaksinat të jenë në dispozicion për të gjithë në BE.”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha “dritën jeshile” për fillimin e vaksinës Moderna në Bashkimin Evropian pas një takimi të Komitetit për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP). Vlen të përmendet se Komiteti Coreper për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, i cili përfshin ekspertë nga të gjitha Shtetet Anëtare, lëshon një rekomandim pozitiv vetëm kur provat tregojnë bindshëm se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e vaksinës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI