Flash

Jeff Bezos, bamirësi numër një për vitin 2020

Lapsi.al 5 January 2021
Jeff Bezos, bamirësi numër një për vitin 2020

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë por dhe numri një përsa i përket bamirësive në vitin që lamë pas.

Sipas listës vjetore ‘The Chronicle of Philantropy’ shefi i Amazon është bamirësi më i madh, i cili gjatë vitit 2020 ka dhuruar 10 miliardë dollarë për donacione në lidhje me solidaritetin, jo-fitimprurëse dhe ndihma për të varfrit. Kjo është shifra më e madhe që është dhënë deri më sot për bamirësi.

Bezos, i cili ka rreth 188 miliardë dollarë pasuri, themeloi në vitin 2020 ‘Bezos Earth Fund’, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe deri më sot ka siguruar 790 milionë dollarë që do të shkojnë për 16 organizata.

“Sot, jam shumë i entuziazmuar të njoftoj lançimin e Bezos Earth FundNdryshimet klimatike janë një nga kërcënimet më të mëdha për planetin tonë. Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar rrugët ekzistuese që luftojnë ndryshimet klimatike si dhe për të gjetur mënyra të reja për të luftuar ndikimin shaktërrues që kanë ndryshimet klimatike në planetin ku jetojmë të gjithë bashkë.

Kjo iniciativë globale do financojë shkencëtarët, aktivistët, OJQ-të, çdo përpjekje që oforn mundësi për ruajtjen dhe mbrojtjen e botës natyrore. Ne mund ta shpëtojmë Tokën. Duhet punë e përbashkët nga kompanitë e mëdha, kompanitë e vogla. Kombet e Bashkuara, organizatat globale dhe individët.Unë po jap 10 miliardë dollarë për të filluar ndarjen e granteve këtë verë. Toka është e të gjithëve- le ta mbrojmë atë, së bashku” tha Bezos në një postim në Instagram në shkurt të vitit të kaluar.

Të këshilluara

Efektet anësore te vaksinave anti-COVID

A janë vaksinat e zhvilluara deri tani të sigurta? Çfarë efektesh anësore do mund të prisni dhe cilat janë reagimet normale pas një vaksinimi? Në të gjithë bot...

12:05

4 emigrantë vdesin në brigjet e Spanjës

Katër migrantë u gjetën të vdekur dhe tre u trajtuan për djegie akute nga dielli, pasi anija e tyre arriti në ishullin Kanarie të Tenerife të martën, thanë roje...

11:45

Ekspertët flasin për simptomat e COVID-19

Një refren që e kemi dëgjuar shpesh gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë diçka e tipit: 80% e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose mund të mos kenë simptoma...

15:39

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI