Flash

Bien rastet e reja me COVID-19 edhe në shtetet fqinje, në Greqi identifikohen 427 të infektuar në 24 orët e fundit

Lapsi.al 4 January 2021
Bien rastet e reja me COVID-19 edhe në shtetet fqinje, në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar se 427 raste të reja janë testuar sot pozitivë me koronavirus, nga të cilat 9 u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 140 526, nga të cilat 52.3% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 5478 (3.9%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë vendit dhe 42 054 (29.9%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

407 persona trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 268 (65.8%) e të intubuarve janë burra. 82.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID edhe 54 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 5 011, nga këto 2 976 (59.4%) burra.

Mosha mesatare e viktimave ishte 79 vjeç dhe 95.5% kishin një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.

Të këshilluara

Ekspertët flasin për simptomat e COVID-19

Një refren që e kemi dëgjuar shpesh gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë diçka e tipit: 80% e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose mund të mos kenë simptoma...

15:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI