Flash

Varianti i ri i Covid mbërrin në Turqi, shënohen rastet e para

Lapsi.al 2 January 2021
Varianti i ri i Covid mbërrin në Turqi, shënohen rastet e para

Turqia i ka regjistruar rastet e para të koronavirusit të premten, ndonëse autoritetet theksuan se janë marrë të gjitha masat parandaluese, përfshirë pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

“Në hulumtimet e bëra për shkak të mutacionit me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuara, virusi me mutacion është vërejtur në 15 persona që kanë hyrë në vendin tonë nga Britania dhe janë zbatuar masat e kërkuara”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai njoftoi se, si pjesë e masave parandaluese, fluturimet me Britaninë e Madhe janë pezulluar, ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga varianti i ri janë karantinuar, shkruan Anadolu.

Britania e Madhe ka raportuar shumë raste të një varianti të ri të koronavirusit, për të cilin zyrtarët thonë se përhapet shumë më shpejt. Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi që varianti i ri shkakton sëmundje më të rëndë te të infektuarit.

Turqia të premten regjistroi 12.203 raste të reja dhe 212 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 2.2 milionë, ndërsa shifra e viktimave në mbi 21.000.

Të këshilluara

Shembet kodra në Norvegji, humbasin 10 persona

Shpëtuesit suedezë dhe qenë të trajnuar norvegjezë kanë filluar një kërkim të rrezikshëm në terren për 10 persona të zhdukur pasi një kodër u shemb në Norvegji....

14:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI