Flash

Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

Lapsi.al 1 January 2021
Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

Portugalia merr sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Europian. Gjatë presidencës së saj Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Europian. Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian.

Fushata e vaksinimit në të gjithë Europën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare. Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Europian për një politikë të përbashkët migrimi. Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.

Të këshilluara

Kina miraton vaksinën Sinopharm

Autoritetet kineze miratuan me kusht përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, të zhvilluar nga prodhuesi shtetëror i ilaçeve, Sinopharm. Kjo vjen një d...

17:54

OBSH: Stop teorive konspirative

Komuniteti ndërkombëtar do ta fitojë luftën kundër COVID-19 nëse nuk i harron mësimet e vitit 2020, tha sot në një videodeklaratë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom...

15:16

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re

Viti i ri 2021 ka mbërritur. Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda...

12:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI