Flash

E diagnostikon Covid-in për 10 sekonda/ Shkencëtarët turq: Sistemi ynë, 99% i saktë

Lapsi.al 31 December 2020
E diagnostikon Covid-in për 10 sekonda/ Shkencëtarët turq:

Hulumtuesit turq të Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) pranë Universitetit Bilkent kanë zhvilluar një sistem të diagnostikimit të bazuar në nanoteknologji, që mundëson diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19) për 10 sekonda, me besueshmëri prej 99 përqind dhe pa marrë “asgjë” nga hunda.  Produkti turk i teknologjisë së lartë “Diagnovir”, që pritet të jetë i pari në botë, synon të marrë vendin e testeve PCR me origjinë të huaj. Rektori i Universitetit Bilkent, prof. dr. Abdullah Atalar, zhvillimet në lidhje me produktin i vlerësoi për Anadolu Agency (AA).

“Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM me vite u morën me grimca të madhësive nano”, u shpreh ai. Menjëherë pas fillimit të COVID-19, ai theksoi se në Turqi, ka filluar projekti për zhvillimin e një sistemi testimi që jep rezultate të shpejta.

“Projekti u finalizua dhe u zhvillua një sistem që do të mund të marrë vendin e PCR dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv menjëherë jep rezultat, nëse është negativ me disa kontrolle vazhdon pak më gjatë”, tha rektori Atalar duke informuar se produkti është plotësisht produkt turk./AA

Të këshilluara

Kina miraton vaksinën vendase

Enti Rregullator i Kinës miratoi për përdorim vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga gjigandi farmaceutik shtetëror Sinopharm.  Sinopharm njoftoi se vaksina ...

10:07

Legalizohet aborti në Argjentinë

Senati argjentinas miratoi ligjin e abortit me 38 vota pro dhe 29 kundër. Ky u cilësua një vendim historik, i cili e vendos vendin ndër të paktët në Amerikën...

15:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI