Flash

Rama e cilësoi provokuese ofertën e Rusisë për vaksinën Sputnik-V, reagon ambasada: Na vjen keq që u interpretua kështu

Lapsi.al 30 December 2020
Rama e cilësoi provokuese ofertën e Rusisë për vaksinën

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas komenteve që Rama i bëri ofertës që Moska bëri për të ndihmuar vendin tonë me vaksinën Sputnik-V.

Në reagim, ambasada shkruan se vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, është interpretuar si veprim provokues dhe kjo, sipas tyre, është e pakuptueshme.

“Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t’u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.

Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook, më 28 dhjetor të këtij viti.

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Kujtojmë që një ditë me parë, Rama e konsideroi një provokim qesharak, duke theksuar se një ndjesë do të ishte e mirëpritur.

“Mendova se ishte një meme për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëj provokime të tilla, dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vendi serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI