Flash

6 ditë pas vaksinimit infermieri rezulton pozitiv me COVID-19

Lapsi.al 30 December 2020
6 ditë pas vaksinimit infermieri rezulton pozitiv me COVID-19

Një infermier i cili është vaksinuar me Pfizer më 18 dhjetor ka rezultuar përsëri pozitiv me COVID-19.

45-vjeçari nga San Diego tha se pasi bëri vaksinën kishte dhimbje krahu, ndërsa kishte vijuar punën normalisht me pacientët e prekur nga COVID-19.

Por, gjashtë ditë më vonë ai shfaqi simptomat e COVID-19, temperaturë, dhimbje muskulore dhe lodhje. Pas bërjes së testit ai rezultoi se ishte pozitiv me COVID-19, pavarësisht se kishte gati një javë që ishte vaksinuar.

Lidhur me rastin ka folur Christian Ramers, specialisti i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore në San Diego, i cili u shpreh se vaksinat nuk krijojnë në mënyrë të menjëhershme mbrojtje të pacientit.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,”-është shprehur specialisti.

Sipas tij, edhe pas atyre 10 deri 14 ditë, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.

“Doza e parë siguron rreth 50% mbrojtje dhe kjo është arsyeja që nevojiten 2 doza  për të arritur efektivitetin deri në 95%,” shtoi Ramers.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI