Flash

Kim dhe Kanye blejnë një shtëpi të re 3 milionë dollarëshe

Lapsi.al 29 December 2020
Kim dhe Kanye blejnë një shtëpi të re 3 milionë

Dyshja shumë e njohur e showbiz-it, Kim Kardashian dhe reperi Kanye West kanë investuar sërish në një pronë të patundshme që do të jetë tashmë shtëpia e tyre e re.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat e huaja, teksa zbulohet se shtëpia e tyre private ka kapur shifrën 3 milion dollarë.

Shtëpia-fermë ndodhet në Hidden Hills në Los Angeles. Kjo pronë është e ndarë me shtëpinë kryesore në njërën anë të rrugës dhe një stallë kuajsh në anën tjetër.

Shtëpia me katër dhoma gjumi është një “shtëpi super e këndshme”, sipas prezantimit nga Marc dhe Rory Shevin, përfaqësues të agjencisë së pasurive të patundshme që u mor me marrëveshjen.

Shtëpia ka tavane të harkuar, vatra zjarri me dru, një suite të madhe, pishinë dhe një oborr me detaje spanjolle.

Më herët, Kim Kardashian ka treguar se ka vendosur t’ju dhurojë nga 500 dollarë 1000 fansave të saj. Ajo është shprehur se 2020-ta nuk ka qenë e lehtë për askënd, ndaj ka menduar që t’ju vijë në ndihmë disa njerëzve në këtë mënyrë. Kim thotë se disa persona nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë, të ushqehen apo të blejnë dhurata për fëmijët këtë fundvit dhe për këtë arsye ka dëshirë që t’ju ofrojë ndihmën e saj.

“Hej njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre, apo për vendosjen e një dhuratë poshtë pemës për fëmijët. Unë dua të përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, ka njoftuar Kim përmes një postimi në rrjete sociale.

Të këshilluara

Emma Roberts bëhet nënë për herë të parë

Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. aktorja e famshme ka sjellë në jetë një djalë. Sipas disa raportimeve në mediat e huaja ajo dhe partneri i saj, G...

10:17

Gentian Zenelaj humb të atin, shkak Covid-19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit të njohur Gentian Zenelaj, i cili ka humbur të atin për shkak të Covid-19. Ishte vetë aktori që ndau lajmi...

09:36

Jessie J tregon për sindromën që ka

Jessie J ka hapur zemrën me ndjekësit e saj në rrjete sociale duke dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer te...

18:32

Ndahet nga jeta muzikanti amerikan

Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës konfirmoi lajmin në një deklaratë të dhënë për Fox News. “Me dhimbje të thellë ne i themi lamtumirë një prej zërave dhe muzik...

17:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI