Flash

Kate dhe prince William thyen rregullat anti Covid

Lapsi.al 22 December 2020
Kate dhe prince William thyen rregullat anti Covid

Princi William dhe partnerja e tij Kate Middleton, janë akuzuar se kanë thyer rregullat anti-Covid, pas takimit me Princin Edward dhe familjen e tij në Sandringham.

Cifti mbretërorsë bashku me fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, kanë takuar xhaxhain e princit, gruan e tij Sophie dhe fëmijët e tyre Lady Louise Windsor dhe James Viscount Severn.

Këto dy familje dolën veçmas për të shëtitur në pyll, pa planifikuar të takoheshin.

Megjithatë, ata u takuan dhe biseduan së bashku, duke formuar një grup prej 9 vetash në një kohë që grumbullimet janë të ndaluara.

Ata u përpoqën të ruanin distancën me njëri-tjetrin, por nuk i shpëtuan akuzave.

Një person e fotografoi nga larg familjen mbretërore, ndërsa fotoja e tyre po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Burime pranë Pallatit Kensington kanë thënë për BBC se Princi William e ka kaluar koronavirusin që në muajin prill.

Ndërkohë The Sun ka mësuar se Duka nuk ka dashur ta bëjë lajmin publik, sepse sipas tij ka pasur gjëra shumë të më rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk donte të shqetësonte askënd. Ndërkohë edhe babai i tij, Princi Charles u infektua me Covid-19 në muajin mars dhe deklaroi se e kishte kaluar me simptoma të lehta në shtëpi.

Të këshilluara

Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të parë

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë është mësu...

12:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI