Flash

Tom Cruise kritikon stafin e filmit 'Mission Impossible 7': Jeni të pushuar

Lapsi.al 17 December 2020
Tom Cruise kritikon stafin e filmit 'Mission Impossible 7': Jeni

Në një audio të publikuar  aktori dëgjohet duke i folur rreptë stafit  pasi ata kishin thyer rregullat e distancimit social.“Në Hollywood po bëhen filma për shkakun tonë, sepse besojnë tek ne dhe ajo çfarë bëjmë! Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz . Mos ta shoh më këtë që ndodhi sot! Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish jeni të pushuar. Nuk ka falje. Këto thuajani njerëzve që po humbasin punët e tyre dhe bukën e gojës sepse industria jonë po mbyllet. Këtë mendoj çdo natë, të ardhmen e kësaj industrie. Kështu që nuk i pranoj faljet tuaja. Unë e bëra timen, ju thashë, nëse nuk e zbatoni, përjashta! Ne nuk do e mbyllim këtë dreq industrie! Morët vesh? Jam i qartë? E kuptuat çfarë dua? E kuptoni përgjegjshmërinë që keni? Sepse nëse nuk keni logjikë, jeni të pushuar. Kaq po them!”-mësohet të ketë thënë Tom.

Të këshilluara

Kiara Tito rrëfen eksperiencën me Covid-19

Vetëm dy ditë më parë, moderatorja Kiara Tito tregoi për ndjekësit e saj në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19. Kiara publikoi një foto ku shkruante ...

16:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI