Flash

Dizajneri shqiptar tregon historinë e çizmeve që Rita Ora veshi për 28 Nëntor

Lapsi.al 16 December 2020
Dizajneri shqiptar tregon historinë e çizmeve që Rita Ora veshi

Rita ka postuar dy foto, ku shihet se ka veshur çizme të kuqe me shqiponjë, dhe videon nga koncerti i saj në Kosovë duke kërcyer vallen e Rugovës.

URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Gëzuar ditën e Pavrësisë #Albania Faleminderit fansave të mi të mrekullueshëm për këtë video. Ju dua???”-ka shkruar ajo krah videos.

Këto çizme morën shumë vëmendje dhe ngjallën pafund reagime pozitive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Iliaz Iliazi, personi që ka dizajnuar këto çizme, ka realizuar një lidhje me Skype me “Ftesë në 5”, nga ku foli për dizajnimin e çizmeve të famshme të Ritës.

Ai tha se kërkesa e bërjes së çizmeve ishte e tij dhe se çizmet janë bërë vitin e kaluar, por vetëm për 30 vjetorin e saj arriti ti merrte për shkak të pandemisë.

“Unë kam shkuar në Angli në vitin 1998 dhe unë në 2004 vazhdova biznesin tim. Jam nga Kukësi dhe pas 2004 fillova duke punuar me Natasha Marron dhe dizajneret e tjera. Kërkesa ishte e imja dhe në 2017 pashë babain dhe mamanë e Ritës dhe më lindi idea që t’i bëj një palë asaj dhe kontaktova me të ëmën e saj dhe ja mora numrin e këmbës së Ritës dhe është numër 39. Kështu më lindi ideja dhe kur ja dërgova një italiani shqiponjën më tha se nuk e bënte dot, dhe fillova duke e bërë me dorë, e cila e ka vlerën të madhe. Unë ja kam bërë vjet, por iku në Shqipëri për tërmetin dhe pastaj vazhdoi covid dhe u realizua këtë vit. Kur ja dërgova babait të saj edhe motra e saj Helena kërkoi t’i kishte dhe ja bëra. Kam bërë 5-6 palë kështu. Unë e njoh nga afër ambasadorin shqiptar dhe thotë se çdo shqiptar është një ambasador kudo që të jetë, me bëmat tona ne tregojmë veten tonë dhe unë kam pasur të bëj me shumë dizjnier dhe nuk më besonte njeri që jam shqiptar”, tha Iliazi.

Të këshilluara

Rita Ora, pjesë e 'The Voice of Australia'

Këngëtarja Rita Ora do të jetë pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Of Australia” për të zgjedhur talentet e rinj në muzikë.   Lajmin e ka bërë të...

11:25

Infektohet me Covid-19 tezja e Bebe Rexha-s

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me fansat lajmin se tezja saj është infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Twitter,Bebe k...

11:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI