Flash

Infektohet me Covid-19 tezja e Bebe Rexha-s

Lapsi.al 16 December 2020
Infektohet me Covid-19 tezja e Bebe Rexha-s

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me fansat lajmin se tezja saj është infektuar me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Twitter,Bebe ka rrëfyer se gjendja në spitalet e Amerikës është më keq nga ajo cfarë raportohet në media.“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur”, ka shkruar Bebe.Më pas në një postim tjetër Rexha është shprehur se ka mbetur e habitur pasi një doktoreshë ka zbuluar se në spitale nuk ka mjete dhe kapacitet mjaftueshëm për të përballuar gjithë të sëmurët me Covid-19.“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësi e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 të tilla të mbetura”, tregoi këngëtarja.

 

Të këshilluara

Almeda Abazi në pritje të një vajze

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Aktorja zg...

14:18

Kosova prezanton filmin e parë "Horror"

Shumë shpejt, Kosova do të ketë projektin e saj të parë filmik të zhanrit horror. Filmi i cili do të titullohet “Ditari” është në përfundim të xhirimeve, tek...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI