Flash

Hilary Duff jep lajmin e trishtë për fansat

Lapsi.al 17 December 2020
Hilary Duff jep lajmin e trishtë për fansat

Në gusht të këtij viti aktorja Hilary Duff deklaroi se seriali 'Lizzie McGuire'do të rikthehej sërish.

Këtë herë, Hilary do të luante rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila do të bënte punën e ëndrrave, do të kishte një buxhet më të madh dhe do të kishte në krah të dashurin perfekt.Por, së fundmi përmes rrjetit të saj social 'Instagram',aktorja ka dhënë një lajm të trishtë për fansat.Hilary ka treguar se pavarësisht përpjekjeve seriali nuk do të realizohet.“Kam qenë e nderuar që kam patur mundësinë te luaj personazhin e Lizzie-it. Për vite me radhë ajo ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve, përfshi këtu dhe timen. Prekem kur shoh besnikërinë dhe dashurinë e fansave për këtë film. E di që kemi bërë shumë gjëra për një rikthim të saj, por pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, më duhet t’ju them se nuk do të ketë një tillë.Dua që çdo rikthim i saj të jetë i ndershëm dhe i vërtet, të shkojë në një linjë me atë që Lizzie do të ishte sot. Ai personazh e meriton diçka të tillë. Jam shumë e trishtuar dhe ju them me siguri që bëmë gjithçka, por universi s’ishte në anën tonë. Eshtë thjesht 2020-ta!”- u shpreh aktorja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI