Flash

Një 20-vjeçar i arrestuar i sëmurë në komisariat, reagon policia e Tiranës

Lapsi.al 13 December 2020
Një 20-vjeçar i arrestuar i sëmurë në komisariat,

Policia e shtetit ka reaguar pas publikimit në mediat online se një 20-vjeçar i arrestuarit në protestat e ditëve të fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore në komisariatin e policisë Nr.1. Bëhet fjalë për Andrea Bregu, në foton lart, për të cilin u tha se po i refuzohet ndihma mjekësore.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar policia e Tiranës që thotë se ai është arrestuar në protestën e 11 dhjetorit dhe më pas rendit një sërë veprash penale për të cilat akuzohet: “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”.

Policia thotë se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, e konfirmuar nga mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. Në fund policia e shtetit jep edhe “leksione gazetarie” se nuk duhen publikuar lajme të pakonfirmuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Xhaxhi Edi, huligani je ti!

Nga Inida Gjata Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, p...

17:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI