Flash

Bardhi: Protestuesit u sulmuan pa asnjë shkak, dhunën e nxit Rama

Lapsi.al 13 December 2020
Bardhi: Protestuesit u sulmuan pa asnjë shkak, dhunën e nxit Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se protesta e ditës së 5-të në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ishte model, paqësore dhe që mori duartrokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë.

Bardhi thotë se kaq ka mjaftuar pasi mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4-ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.

“Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh” – shkruan Bardhi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Xhaxhi Edi, huligani je ti!

Nga Inida Gjata Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, p...

17:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI