Flash

Bill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia

Lapsi.al 13 December 2020
Bill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia

Miliarderi i teknologjisë Bill Gates, i cili njihet për fondacionin e dytë më të madh të botës dhe dhuron para për kura e vaksina, ka bërë një tjetër parashikim mbi ecurinë e pandemisë.

Sipas Gates, jeta mund te kthehet në normalitet diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet, ndërsa në 2021 në vendet e pasura.

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”- ka thënë ai.

Si një njeri tejet i përfshirë në financimet gjigante të vaksinave të ndryshme, Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

Të këshilluara

Humb jetën një tjetër mjek nga Covid-19

Një tjetër mjek është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit nga Covid-19. Prof. Dr. Mihal Kerci ishte mjek anestezist pranë reanimacionit dhe ka drejtuar edh...

10:29

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për res...

10:09

Ballkani perëndimor pas fitores së Biden

Nga Sebastian Gricourt Nuk ka dyshim që zgjedhja e Joe Biden përbën një kthim fatlum në normalitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ama, meqë kthjelltësia na...

01:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI