Flash

Dalin detajet nga policia për aksidentin në Golem/ Drejtuesi i mjetit ndërron jetë, plagoset edhe një grua

Lapsi.al 30 November 2020
Dalin detajet nga policia për aksidentin në Golem/ Drejtuesi i mjetit

Një motor është përplasur me një furgon mesditën e sotme në Golem të Kavajës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 52-vjeç.

Mësohet se në motor me viktimën ka qenë edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë të dhënë për gjendjen e saj.

"Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", shkruhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI