Flash

Rihanna: Jam e lumtur për ndryshimet që ka pësuar Adele

Lapsi.al 24 November 2020
Rihanna: Jam e lumtur për ndryshimet që ka pësuar Adele

Adele padyshim pësoi një transformim të jashtëzakonshëm pas rënies nga pesha dhe duket se ky ndryshim i ka pëlqyer shumë edhe mikes së saj më të mirë, Rihanna. Kjo e fundit është shprehur se Adele dukej shumë bukur edhe më parë, por tani ka më tepër vetëbesim.

“Adele dukej e jashtëzakonshme përpara transformimit dhe tani duket po njësoj, por mund ta shikoni se sa e lumtur duket. Është e qartë se transformimin e bëri për veten dhe jo për tërhequr vëmendjen e dikujt tjetër dhe unë jam shumë e lumtur që shoqja ime ka kaq shumë vetëbesim dhe është e kënaqur”, është shprehur Rihanna.

Dy vajzat e famshme kanë gati një dekadë që janë shoqe të ngushta dhe Rihanna ka treguar më herët se ajo ka marrë pjesë në një event në 2012-tën vetëm për të parë Adele.

“Ajo nuk e di se sa thellë e dua. Ajo nuk ja ka idenë. Albumi i fundit 21 më ka prekur shumë”, është shprehur Rihanna disa vite më parë për kolegen e saj.

Tashmë Adele pritet që të publikojë një album të ri, të cilin fansat kanë vite që e presin. E ftuar në një emision para disa javësh ajo u shpreh se projektin e saj madhështor nuk e ka ende gati, por burime pranë këngëtares kanë treguar se Adele është shumë pranë kompletimit të albumit.

Të këshilluara

Çfarë u pa në serialin “Gucci Fest”

Një javë më parë, Gucci njoftoi se do të publikonte “Ouverture of Something That Never Ended”, një mini-serial me shtatë seri që tregon aventurën e aktores ital...

09:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI