Flash

Performanca e Jlo i kujtoi njerëzve Beyoncen

Lapsi.al 23 November 2020
Performanca e Jlo i kujtoi njerëzve Beyoncen

Performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards 2020 ishte e zjarrtë, sensuale, hipnotizuese, por jo vetëm kaq. Ajo dhe Maluma performuan këngët "Pa Ti" dhe "Lonely", por njerëzve pasi ju doli paksa dehja e shkaktuar nga trupi dhe lëvizjet e Jennifer-it, kuptuan se diku e kishin parë më herët atë performancë. Emri i parë që ju erdhi si Deja'Vu ishte Beyonce me "Drunk in Love".

"Më erdhi komplet energjia e Beyonce-s në Grammy me "Drunk in Love"- shkruan dikush.

"Ajo do kaq shumë të duket si Beyonce!" - shkruan një tjetër dhe s'munguan as ata që aludojnë se Lopez "e ka vjedhur" performancën prej saj.

Nëse nuk ju kujtohet, bëhet fjalë për çmimet Grammy të vitit 2014 kur Beyonce e veshur thuajse njësoj si Jennifer dje, rrëmbeu vëmendjen e gjithë skenës teksa kërcente sensualisht bashkë me një karrige

Në fakt, ka shumë elementë që na bënë të gjithëve të na kujtohet Beyonce teksa shihnim Jennifer-in. Të dyja u shfaqën me të njëjtën prerje flokësh, me elementë shumë të ngjashëm në veshje, në skenë ishte një karrige dhe "zvarritjet sensuale në skenë" nuk munguan si tek Beyonce as tek Jennifer.

Gjithsesi, krahasojini vetë. Kjo, është performanca e Jennifer dhe Maluma-s në AMAs 2020:Ndërsa kjo, është Beyonce me Jay Z në 2014 gjatë çmimeve Grammy.

Sidoqoftë, të gjitha këto ngjashmëri, "kopje" apo thjesht frymëzim bëhen fare të parëndësishme kur bëhet fjalë për artiste që e dinë mirë ç'do të thotë të hipnotizosh një skenë të tërë.anabel

https://www.youtube.com/watch?v=-c6TMmsLCxg&feature=emb_title

https://www.youtube.com/watch?v=C5XqePbiZB4&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI