Flash

Një tjetër pjesëtar i familjes Trump mund ti bashkohet politikës

Lapsi.al 23 November 2020
Një tjetër pjesëtar i familjes Trump mund ti bashkohet

Kohët e fundit është folur kaq shumë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe pas fitores së Biden, u mendua se nuk do të dëgjohej më për një fushatë Trump, por kjo nuk zgjati shumë.Sipas New York Times, Lara Trump po konsideron të kandidojë për Senatin e SHBA-së në vitin 2022.Lara, është gruaja e djalit të ish-presidentit, Eric Trump, me të cilin ajo ka dy fëmijë.Znj. Trump është një ish-producente amerikane, trajnere personale dhe këshilltare e fushatës së presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara.NY Times raporton se Lara ka si synim të zërë vendin e njërit prej senatorëve që planifikohet të dalë në pension në fund të mandatit të tij, Richard Burr.Edhe Lara Trump është një ndër njerëzit që ka folur me bindje dhe besueshmëri për pretendimet e pabazuara të vjehrrit të saj në lidhje me manipulimin e votave.

“Ajo është shumë karizmatike. E kupton mirë politikën dhe ka një instikt natyror për të bërë politikë. Në fakt, asnjë Trump-i s’i mungojnë këto tipare”, thotë Mercedes Schlapp, një këshilltar i fushatës së Trump për New York Times.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI