Flash

Paris Hilton, një tjetër VIP botëror e veshur nga Valdrin Sahiti

Lapsi.al 23 November 2020
Paris Hilton, një tjetër VIP botëror e veshur nga Valdrin Sahiti
Duket se suksesi i dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite. Krijuesi i fustaneve 'glamour', çdo copë që prek e kthen në një kryevepër. Suksesi i fundit është me Paris Hilton. Fustani i saj me një shkëlqim 'verbues', u rendit si një nga më të mirët për 'American Music Awards 2020'. Ai e emërtoi pamjen e saj si 'Glam Barbie'. Pas një pune të palodhur për gati dy dekada, Valdrin Sahiti po prek majat duke veshur shumë yje botërorë. Iskra Lawrence në Golden Globes, Cardi B, Hadise, Beyonce i kanë besuar pamjen e tyre në evenimente të ndryshme, ku dhe ka rezultuar me një sukses të madh. Gjithashtu Chloe dhe Halle performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland. Në një nga intervistat e tij të fundit ai është shprehur: "Është shumë e vështirë të prodhosh ide çdo ditë, por me ç'kam kuptuar kjo më mban gjallë dhe i jep kuptim emrit tim, ndryshe nuk do isha Valdrin, por do isha një njeri tepër i zakontë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI