Flash

Barack Obama tregon frikën që ka nga vajza e tij

Lapsi.al 22 November 2020
Barack Obama tregon frikën që ka nga vajza e tij

Ish-presidenti Barack Obama, gjatë një interviste me Jimmy Kimmel foli për librin e tij "A Promised Land", por sigurisht u ndal edhe tek jeta familjare.

Ndër të tjera, Obama tha se herë herë "ka frikë" nga Sasha, vajza e tij 19-vjeçare. Arsyeja?! Ajo është identike me nënën e saj, Michelle dhe Barack i druhet pak këtij fakti.

"Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle."- u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë. Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen mbi të.

Në librin e ri, që është tashmë në shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në jetën familjare dhe martesën me Michelle. "Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia."

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori shqiptar

Regjisori i njohur Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare nga COVID-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postim...

15:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI