Flash

Will Smith: Të jetosh me një baba të dhunshëm

Lapsi.al 23 November 2020
Will Smith: Të jetosh me një baba të dhunshëm

Në tryezën e “Red Table Talk”, aktori Will Smith ka vendosur të flasë për të kaluarën e tij.Ai diskuton fëmijërinë me një baba të dhunshëm dhe marrëdhënien e trazuar me të atin.Aktori tha se shumë nga personaliteti i tij gazmor që në shohim sot, është orkestruar vite më parë në përpjeje për të mbajtur babanë e tij abuziv të argëtuar, në mënyrë që ai të ndalonte së dëmtuari familjen e tij.Smith foli me psikologun klinik Dr. Ramani Durvasula në lidhje me marrëdhënien e tij me babain dhe si ndikoi kjo gjatë rritjes së famës në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi ëill.

“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Më vonë, në intervistë Will pyetet edhe për vajzën e tij, Willow, për të cilën thotë:

“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurë. Jam i sigurit që Willow tani do të më thoshtë: "Jo, ti ke gabuar në disa gjëra", por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI