Flash

Vëllai i princeshë Dianës kritika për serialin "The Crown": Trillim!

Lapsi.al 24 November 2020
Vëllai i princeshë Dianës kritika për serialin "The

Sezoni i katërt i serialit të famshëm “The Crown” ka nisur tashmë në Netflix dhe jeta e familjes mbretërore po komentohet në mbarë botën.

Mirëpo, vëllai i Princeshë Diana-s, Charles Spencer, nuk është aspak dakord me ngjarjet që po transmetohen në serial.

Ai ka paralajmëruar publikun se seriali është trillim dhe ngjarjet që po jepen nuk janë të vërteta, megjithëse historia në tërësi është e tillë.

Gjatë sezonit të katërt të “The Crown” janë paraqitur sërish intrigat në të cilat është përfshirë Princesha, ndërsa Charles është shprehur:

“Seriali e ka bazën mbi faktet, mirëpo pjesët e rëndësishme ndërmjet nuk janë fakte. Producentët më kanë lutur që të xhironin në shtëpinë tonë familjare, por nuk e kam miratuar këtë. Më shqetëson fakti që njerëzit duke e shikuar serialin do të harrojnë se e gjitha është trillim. Një pjesë e publikut e përjeton serialin si mësim të historisë, që në fakt nuk është dhe është detyrë e imja që t’i paralajmëroj për këtë.”- është shprehur vëllai i Princeshë Diana-s.

Disa ditë më parë, ai kujtoi motrën e ndjerë me një foto të vjetër në Twitter, ku publikoi një foto të rrallë të Diana-s në moshë të vogël.

Të këshilluara

Çfarë u pa në serialin “Gucci Fest”

Një javë më parë, Gucci njoftoi se do të publikonte “Ouverture of Something That Never Ended”, një mini-serial me shtatë seri që tregon aventurën e aktores ital...

09:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI