Flash

Love Story, një histori dashurie që na kujtoi "The Bachelor"

Lapsi.al 21 November 2020
Love Story, një histori dashurie që na kujtoi "The Bachelor"

Premiera e “Love Story” ishte surprizë për të gjithë kureshtarët dhe skeptikët shqiptarë, që ndërsa prisnin një version të moderuar të "Përputhen" në Top Channel, panë as më pak e as më shumë por versionin amerikan te The Bachelor, me të cilin u dashurua gjithë rinia shqiptare, kur në Shqipëri filluan transmetimet e para me satelit.

Sot, teksa ky format vijon suksesshëm në SHBA, Europë dhe aktualisht transmetohet edhe në Greqi, në ekranin e Klan audienca pa Love Story, një program aspak shqiptar, që solli një tjetër ajër në spektaklin në vend.

Personazhi kryesor është Saimiri, i studiuar, plot hobe, shije mode, biznesmen i suksesshëm i cili është në kërkim të fatit, në një aventurë televizive.

Ishte protagonisti, që e jepte këtë frymë të re, konkurrentet, mënyra sesi u servir në ekran gjithçka, dëshira e publikut për të parë njerëzit në zbulim të vetes apo dashurisë, pak rëndësi ka. Megjithatë “Love Story” solli një erë të re në ekranet shqiptare.

Sesi do të vijojë "ëndrra amerikane" mbetet për t'u parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI