Flash

Miley Cyrus pjesë e koncertit virtual të Dua Lipës

Lapsi.al 21 November 2020
Miley Cyrus pjesë e koncertit virtual të Dua Lipës

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa erdhi me një surprizë!

Në 27 nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj. Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Ndërkohë ajo solli sot bashkëpunimin e saj me Miley Cyrus me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Fill pas kësaj, artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar një tjetër surprizë që lidhet me to. Në një postim në Instagram Dua bëri të ditur se Miley do të jetë pjesë e koncertit të saj virtual.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI