Flash

J Balvin rrëfen sfidën më të vështirë të jetës

Lapsi.al 20 November 2020
J Balvin rrëfen sfidën më të vështirë të

J Balvin rrëfeu disa javë më parë se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin dhe me këtë rast ndau një mesazh të vlefshëm me fansat e tij.

“Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, u shpreh këngëtari latin. (Kliko)

Ai ka ndarë të tjera detaje nga kjo betejë dhe e ka cilësuar si një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij. Në episodin e ri të “En La Sala with Becky G”, J Balvin ka treguar si e ka përjetuar ankthin dhe depresionin.

“Qaja për asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, nuk doja as të jetoja dhe nuk e dija pse”, ka treguar këngëtari.

Por që nga momenti që kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë për këto çrregullime, ai e kuptoi disa gjëra që më parë, në rini, nuk i kishte kuptuar.

“Ti humb shpresën dhe ndihesh si i huaj në çdo vend ku shkon. Të duket sikur je jashtë trupit tënd”, ka thënë ai, duke përshkruar një periudhë ku ka qëndruar në krevat për 5 ditë me radhë duke pritur të vdiste.

Balvin shprehet se për të është ende e vështirë ta pranoj se problemet e shëndetit mendor mund të jenë shumë më të fuqishme se një person. Ai ju ka dhënë dhe një mesazh fansave të tij që të shpresojnë gjithmonë se gjërat do të bëhen më mirë dhe që të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Të këshilluara

Chiara Ferragni bën lëmsh të gjithë rrjetin

Chiara Ferragni pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe siç duket shtatzënia e ka bërë mjaft nostalgjike. Ajo ka ndarë së fundmi në rrjete sociale në foto pas l...

14:04

Ndahet nga jeta aktorja Broselianda Hernandez

Aktorja Broselianda Hernandez, e cila ka punuar për më shumë se dy dekada në televizion, teatër dhe filma në Kubë, është gjetur e vdekur përgjatë vijës bregdeta...

11:25

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI