Flash

Covid-19 i merr jetën aktorit Fatmir Xhelilaj

Lapsi.al 20 November 2020
Covid-19 i merr jetën aktorit Fatmir Xhelilaj

Aktori i njohur nga Fieri, Fatmir Xhelilaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 69-vjeçare pas infektimit me Covid-19. Në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit ka reaguar edhe zv/ministri i mbrojtjes Petro Koçi, që ka shprehur ngushëllimet për familjen e artistit.

“Me lot burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xhelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!”, shkruan Koçi.

Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj. Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi. Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”. Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë. Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Broselianda Hernandez

Aktorja Broselianda Hernandez, e cila ka punuar për më shumë se dy dekada në televizion, teatër dhe filma në Kubë, është gjetur e vdekur përgjatë vijës bregdeta...

11:25

Ndahet nga jeta Lynn Kellogg

Lynn Kellogg, e cila njihet më shumë për paraqitjen e saj në “Hair”, vdiq më 12 nëntor në St. Louis, Misuri. Ajo ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare. Sipas pub...

10:39

Gigi Hadid i rikthehet modelingut

Gigi Hadid është kthyer tashmë në një ikonë mode dhe këtë e dimë të gjithë. Edhe pas shtatzënisë ajo na la të kuptojmë se është lindur për të qenë modele, teksa...

18:02

Vedat Muriqi bëhet baba për herë të dytë

Vedat Muriqi, është bërë baba për herë të dytë.Këtë lajm të bukur e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Edibe.Ajo ndau në InstaStory foton e parë të foshnjës...

17:12

Zhvillime të reja nga Loredana dhe Mozzik

Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku dhe jemi të bindur se do jetë hiti i vitit.Këto zëra i konfirmoi e...

16:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI