Flash

Pas “Fifty Shades Of Grey”, Dakota Johnson nis biznesin e lodrave të seksit

Lapsi.al 20 November 2020
Pas “Fifty Shades Of Grey”, Dakota Johnson nis biznesin e lodrave

Pasi luajti në “Fifty Shades Of Grey” dhe u bë një sensacion për shkak të përmbajtjes erotike të filmit, Dakota Johnson ka hyrë në industrinë e shëndetit seksual.

31 vjeçarja me anë të një postimi në Instagram ka treguar se i është bashkuar kompanisë së shëndetit seksual “Maude” si drejtore dhe investitore, me shpresën për ta bërë kujdesin seksual një pjesë të rutinës së shëndetit të më shumë njerëzve.  Ajo ka pozuar me themeluesen dhe CEO-në e “Maude” Éva Goicochea, ndërsa vihet re dhe ndryshimi në look-un e saj, duke lyerë flokët në ngjyrë të zezë. “Shëndeti seksuale është një e drejtë themelore e njeriut. Etosi i ‘Maude’, është diçka që unë e mbështes fort dhe është simbioz me bindjet e mia kryesore që lidhen me shëndetin seksual. Për më tepër, kalibri dhe estetika e këtyre produkteve është e shkëlqyeshme dhe unë i dua ato. Jam me të vërtetë e kënaqur që po hyj në bord si Drejtore Bashkë-kreative dhe investitore, duke shpresuar të krijoj iniciativa të bazuara në qëndrueshmëri dhe ndërgjegjësim / edukim, ndërsa ofroj produkte të bukura dhe cilësore të shëndetit seksual, të arritshme për të gjithë njerëzit”.

“Maude” është një markë që udhëheq një revolucion në hapësirën e shëndetit seksual, një industri e mbizotëruar prej burrave dhe shpesh e zhytur në objektivizim. Krijimi i 'domosdoshmërive moderne të shëndetit seksual' (nga masazhet personale te lubrifikantët organikë) marka synon të ridrejtojë kategorinë në një drejtim më të sigurt, më pozitiv të gruas.

Të këshilluara

Chiara Ferragni bën lëmsh të gjithë rrjetin

Chiara Ferragni pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe siç duket shtatzënia e ka bërë mjaft nostalgjike. Ajo ka ndarë së fundmi në rrjete sociale në foto pas l...

14:04

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI