Flash

Cilat kanë qënë fjalët më të kërkuara gjatë 2020-ës

Lapsi.al 13 November 2020
Cilat kanë qënë fjalët më të kërkuara

Ndërsa qeveritë botërore kaluan shumicën e vitit 2020 duke u përpjekur ta kenë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, fjalori i Collins ka zgjedhur "lockdown" (izolim, karantinë) si fjalën e vitit.Fjalori i famshëm Collins tha se fjalën, të cilën e përcakton si "vendosja e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësirat publike" u zgjodh, sepse ishte një "përvojë unike për miliarda njerëz në të gjithë botën".Gjashtë nga 10 fjalët e përzgjedhura ishin të lidhura me pandeminë duke përfshirë “koronavirus”, “vetizolimin” dhe “distancim shoqëror”. Më shumë se 50.2 milionë raste të koronavirusit të ri janë regjistruar në të gjithë botën dhe mbi 1.2 milion njerëz kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Collins regjistroi më shumë se 250 mijë kërkime të "lockdown" gjatë vitit 2020, kundrejt vetëm 4,000 të një viti më parë. Fjalë të tjera të listës janë "TikToker", të cilën Collins e përcakton si "një person që rregullisht ndan ose shfaqet në video në TikTok", një aplikacion për ndarjen e videove. Fjala “BLM”, shkurtim i “Black Lives Matter”, ishte gjithashtu në grupin e më të kërkuarave. Collins e përkufizon si "një lëvizje që bën fushatë kundër dhunës dhe shtypjes së motivuar raciste. BLM filloi si një lëvizje në internet, e shkaktuar nga vrasja e adoleshentit të paarmatosur Trayvon Martin në 2012, në Shtetet e Bashkuara".

Të këshilluara

Capital T dhe Kida drejt një bashkëpunimi

“Je m’appelle Kidda” u kthye në refrenin e verës 2020 dhe vëmë bast se të gjithë e keni dëgjuar këtë këngë. Këngëtari i mirënjohur Kida duket se së fundmi po sj...

10:03

Dj Tiesto bëhet baba për herë të parë

Tiesto dhe gruaja e tij, modelja Annika Backes, 24 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, dhe lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale. Çifti,...

08:41

Fustani i dekadës ai i Kate Middleton

Në mars të vitit 2019, duka dhe dukesha e Cambridge, princ William dhe Kate Middleton, vizituan Guinness Storehouse në Dublin, Irlandë, ndërkohë që së fundmi fu...

20:19

Arsyet pse Kim K nuk divorcohet nga Kanye

Kim Kardashian nga “Keeping Up With the Kardashians” do të vazhdojë në jetë, edhe pse do të përfundojë shfaqja e saj e famshme shumëvjeçare. Bashkëshorti i K...

16:58

Ndahet nga jeta reperi Mo3

Reperi Mo3 ka vdekur pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News. Ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare. Departamenti i Policis...

16:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI