Flash

Maluma dhe Jennifer Lopez zbulojnë vendin e performancës që do të zhvillojnë

Lapsi.al 13 November 2020
Maluma dhe Jennifer Lopez zbulojnë vendin e performancës që do

Jennifer Lopez dhe Maluma bënë namin me bashkëpunimin e tyre “Pa Ti + Lonely”, që deri më tani numëron më shumë se 47 milionë klikime në Youtube. Deri më sot ata nuk kanë pasur mundësi të performojnë bashkë në një skenë për shkak të pandemisë, por duket se një event i madh do t’i ngjisë të dy në një skenë.Është mësuar se dyshja e njohur i janë bashkuar listës së këngëtarëve që do të perfromojnë në “AMA Awards”. JLo dhe Maluma do të performojnë për herë të parë bashkëpunimin e tyre, që konsiderohet si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit për muzikën latine.

“Bashkëpunimi Lopez dhe Maluma thekson suksesin e pamohueshëm të muzikës latine këtë vit, pasi shfaqja gjithashtu ka zgjeruar kategoritë në të dy zhanret latine dhe Hip-Hop për t’iu përshtatur popullaritetit të saj të përgjithshëm”, janë shprehur producentët e eventit.JLo nuk është e panjohur për skenën e AMA, sepse ajo ka prezantuar në vitin 2015-të dhe u rikthye në 2018-tën për performancën e saj të “Limitless”. Ndërsa ky vit do të shënojë debutimin e parë të Maluma-s në këtë skenë.Performues të tjerë në AMA do të jenë këngëtarja shqiptare Dua Lipa, Bad Bunny, BTS, Lil Baby, Megan Thee Stallion dhe Shawn Mendes.

https://www.youtube.com/watch?v=A1kuaEuLX78&feature=emb_title

Të këshilluara

Capital T dhe Kida drejt një bashkëpunimi

“Je m’appelle Kidda” u kthye në refrenin e verës 2020 dhe vëmë bast se të gjithë e keni dëgjuar këtë këngë. Këngëtari i mirënjohur Kida duket se së fundmi po sj...

10:03

Dj Tiesto bëhet baba për herë të parë

Tiesto dhe gruaja e tij, modelja Annika Backes, 24 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, dhe lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale. Çifti,...

08:41

Fustani i dekadës ai i Kate Middleton

Në mars të vitit 2019, duka dhe dukesha e Cambridge, princ William dhe Kate Middleton, vizituan Guinness Storehouse në Dublin, Irlandë, ndërkohë që së fundmi fu...

20:19

Arsyet pse Kim K nuk divorcohet nga Kanye

Kim Kardashian nga “Keeping Up With the Kardashians” do të vazhdojë në jetë, edhe pse do të përfundojë shfaqja e saj e famshme shumëvjeçare. Bashkëshorti i K...

16:58

Ndahet nga jeta reperi Mo3

Reperi Mo3 ka vdekur pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News. Ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare. Departamenti i Policis...

16:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI