Flash

Ish i fejuari i Demi Lovatos pranon publikisht pëlqimin ndaj Selena Gomez

Lapsi.al 12 November 2020
Ish i fejuari i Demi Lovatos pranon publikisht pëlqimin ndaj Selena Gomez

Max Ehrich është përsëri në qendër të mediave pasi kohët e fundit po qarkullojnë disa zëra sipas së cilëve ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen e Selena Gomez.

Pas ndarjes me Demi Lovaton, duket se aktori po e kthen vëmendjen te ish-ylli i Disney Channel, teksa në Instagram postoi një frazë të një prej këngëve të saj.

Teksa publikoi një selfie, Ehrich shkroi: “I was a gf.”

Nëse ky mund të ketë qenë thjesht një caption i rastësishëm për disa, fansat nuk humbën kohë për të gërmuar thellë dhe për të gjetur lidhjen e mbishkrimit me një prej këngëve të Selenës, “Boyfriend”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe fansat filluan me komente, duke shkruar se ai po “ngacmon” Selenën, për të cilën ka shprehur pëlqim që më parë në një status të vjetër në Twitter.

Kujtojmë se screenshot-i i statusit të tij, ku ai krahasonte Demin me Selenën bëri xhiron e rrjetit pak kohë para se ai të ndahej nga autorja e hitit “Heart attack”.

“Hahaha Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku por nëse mendon se Demi është më e bukur … je i gabuar!” shkruhej në një status të tijin që daton në vitin 2015. “Është një këngëtare që bërtet shumë, kjo është arsyeja pse Selena është më e mirë se ajo”.-vijonte statusi.

Të këshilluara

Arsyet pse Kim K nuk divorcohet nga Kanye

Kim Kardashian nga “Keeping Up With the Kardashians” do të vazhdojë në jetë, edhe pse do të përfundojë shfaqja e saj e famshme shumëvjeçare. Bashkëshorti i K...

16:58

Ndahet nga jeta reperi Mo3

Reperi Mo3 ka vdekur pas një të shtëne në një shtet të Texasit, sipas një njoftimi nga Fox News. Ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare. Departamenti i Policis...

16:51

Brenda 1 jave Gashi humb 2 persona të afërt

Gashi humbi 2 ditë më parë një nga njerëzit më të shtrenjtë të familjes së tij, një nga kushërirat me të cilat ka pasur një lidhje të ngushtë. Lajmin e trishtë ...

15:39

Qëllohet për vdekje reperi amerikan

Reperi i famshëm i hiteve “Broken Love”, “Errybody”, “Ride for me”, Mo3, është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare.Ai u qëllua për vdekje në Texas, në një autom...

15:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI