Flash

Çështjet romantike janë kthyer në problem për Fifin

Lapsi.al 12 November 2020
Çështjet romantike janë kthyer në problem për Fifin

Çështjet romantike, padashur janë kthyer në problem për Fifin që nga koha kur këngëtarja pranoi publikisht se është e dashuruar. Së fundmi, diçka ka ndodhur dhe Fifi zgjodhi të reflektojë përmes një deklarate në Instastory. Nuk e dimë me saktësi çfarë i ka ndodhur këngëtares, por qartazi duket e penduar "që ndau detaje nga jeta personale me të gjithë".

Çfarë ka ndodhur me Fifin? 'Gabimi im që tregoj kur jam e

"Shumë shpesh tregohem e papjekur, shumë keq apo jo? Ama, njeri pa gabime nuk ka. Mundohem të jem e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet të jesh edhe lojtar. Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas të gjithëve siç kanë dashur. Njësoj si çdo njeri në botë dhe unë e njerëzit që i përfshini nëpër media kemi ndjenja dhe ju prekni ndoshta aty ku s'duhet. Gabimi im që flas më shumë se ç'duhet. Gabimi im që mbase mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi im që tregoj kur jam e lumtur dhe harroj që ka njerëz që duan të të prishin punë. Gabimi im që jap më shumë seç duhet."- shkruan Fifi.

Çfarë ka ndodhur me Fifin? 'Gabimi im që tregoj kur jam e

Me siguri, i referohet historisë së dashurisë për të cilën është përfolur kohët e fundit, duke qenë se në vazhdim përmend deklaratën e pak kohëve më parë.

Çfarë ka ndodhur me Fifin? 'Gabimi im që tregoj kur jam e

"Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që ~jam e dashuruar~. Ndërkohë, më keni prekur në familje, më keni prekur në kallo."- e mbyll ajo.

Aty nga fundi i tetorit, veprimi i Fifit- heqja e gjithë ndjekësve nga Instagram-i duke mbajtur vetëm partnerin e saj, Xhuljo Tabaku- u komentua si një konfirmim i lidhjes nga ana e saj, por diçka ka ndodhur!

Të këshilluara

Brenda 1 jave Gashi humb 2 persona të afërt

Gashi humbi 2 ditë më parë një nga njerëzit më të shtrenjtë të familjes së tij, një nga kushërirat me të cilat ka pasur një lidhje të ngushtë. Lajmin e trishtë ...

15:39

Qëllohet për vdekje reperi amerikan

Reperi i famshëm i hiteve “Broken Love”, “Errybody”, “Ride for me”, Mo3, është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare.Ai u qëllua për vdekje në Texas, në një autom...

15:14

Halsey tregon pse e ndryshoi emrin e vërtetë

Në një intervistë të dhënë për Cosmpolitan, këngëtarja 26 vjeçare, e cila ka lindur si Ashley Nicolette Frangipane – ka folur haptazi për ngritjen në famë dhe p...

13:00

Cardi B reagon pas kopjes së kopertinës

Reperja 28-vjeçare kohët e fundit u shfaq në kopertinën e Footwear News si një promovim për bashkëpunimin e saj të ardhshëm me Reebok. Në foton e kopertinës, C...

11:59

Filmat francezë më të pëlqyer në Netflix

Rregulloni beretat dhe bëni gati broshin e mëngjesit sepse ‘Emily In Paris’ rikthehet një sezon të dytë. Sidoqoftë, për shkak të kufizimeve të Covid, sezoni ...

11:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI