[video width="396" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/Dalin-pamjet-e-dasmes-qe-po-pergatitej-ne-anijen-ushtarake.mp4"][/video]
Këto janë pamjet e ceremonisë së dasmës që po përgatitej në njërën prej anijeve ushtarake. Janë këto pamje që i kanë kushtuar postin zëvendës komandanti të Forcës Detare, Artur Muçollarit.
Ky i fundit u shkarkua një vit pasi mori këtë post për shkak se ka lejuar fillimin e përgatitjes së ceremonisë martesore të një civili në njërën prej anijeve ushtarake nën komandën e tij.
Mësohet se dhëndri nuk ishte vetë ushtarak, por dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes një veprim i tillë nuk është konform rregullave të sigurisë dhe kjo ka sjellë edhe vendimin për shkarkimin e tij.
“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e Shefit të Shtabit të FA-së.