Flash

Sismiologu britanik: nuk përjashtohet një tërmet më i madh, siç ndodhi në Itali

Lapsi.al 27 November 2019
Sismiologu britanik: nuk përjashtohet një tërmet më i madh,

 

E përditshmja Daily Mail, ka intervistuar Dr. Brian Baptie, një nga sizmiologët më të njohur në Angli i cili tha se tërmetet në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë të Greqisë janë pjesë e të njëjtit grumbull tërmetesh.

 “Tërmetet vijnë në grup ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Sipas tij, një tërmet i madh provokon tërmete më të vogla në formën e pasgoditjeve, por mund të provokojë një tërmet edhe më të madh më vonë.

“Në Itali në vitin 2016 pati një seri tërmetesh të vogla pas tërmetit 6.2 ballë. Por pas tre muajsh pati një tërmet të madh 6.5 ballë”.

Sivjet janë regjistruar mbi 11.700 tërmete në mbarë botën, shumica e tyre me magnitudë më pak se 5 ballë dhe vetëm një me magnitudë mbi 8 ballë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI