Flash

Basha përcjell mesazhet e PPE: Plotësoni kushtet për negociatat

Lapsi.al 24 November 2019
Basha përcjell mesazhet e PPE: Plotësoni kushtet për negociatat

Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, pas vizitës katër ditore në Zagreb dhe Gjermani, është shprehur se, theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE-së sa i takon hapjes së negociatave ka qenë pikërisht përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë.

"Kërkesa e parë e PPE është hartimi pa vonesë dhe miratimi i reformës zgjedhore duke vënë theksin te vullneti politik. Çfarëdo ndryshimesh që duhen bërë nuk kanë pikë vlere nëse nuk ka një mekanizëm për zbatimin e tyre. Bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjen mbi procesin farsë dhe antikushtues të 30 qershorit me një vendim final dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese. Papajtueshmërinë totale me shit-blerjen e votave dhe thirrjen që të hetohen dhe çohen në burg të gjithë personat e përfshirë. Zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit dhe nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe BKH", u shpreh lideri i opozitës.

LEXO EDHE:

Kongresi i PPE dhe CDU/ Basha bashkëbisedim me gazetarët në 17:00

Një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi ka qenë ekonomia.

"Nga Gjermania vi me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë që shohin te Shqipëria një potencial të pashfrytëzuar", shtoi Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI