Flash

“Ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën”, Presidenca: Nëse ndryshon Kushtetuta Presidenti do jetë atje i pari me gjithë popullin

Lapsi.al 24 November 2019
“Ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën”,

Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se “Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese”.

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe për të instaluar drejtësinë e re të betimeve buzë Lanës. Ai deklaron se në ‘inaugurimin e Lanakushtetuës’ Presidenti  do jetë vetë atje i pari me gjithë popullin shqiptar.

Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi shkeli kushtetutën duke u betuar te noteri 

POSTIMI I PLOTË

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!

Të këshilluara

Ku është zhdukur Edi Rama?

Fotoja më sipër është imazhi i fundit në publik i kryeministrit Edi Rama. Dalja e tij e fundit mediatike ishte mbrëmjen e së dielës në ndeshjen Shqipëri - Franc...

21:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI