Flash

Basha në Durrës: 5 kërkesa urgjente për qeverinë pas tërmetit (VIDEO)

Lapsi.al 24 September 2019
Basha në Durrës: 5 kërkesa urgjente për qeverinë pas

Në Durrës, Lulzim Basha u ndal këtë të martë në një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti. Ndërsa ka postuar një video në rrjetet sociale Basha shkruan se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

“Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

Kërkojmë urgjentisht:

• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.” shkruan Basha bashkëngjitur videos.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI