Flash

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në Burrel, fshatrat e Dibrës “zhyten” në errësirë

Lapsi.al 24 September 2019
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në Burrel, fshatrat e Dibrës

Moti i keq me reshje shiu ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Rrëshqitjet e gurëve në rrugën Burrel-Milot nga shiu i dendur ka penalizuar qarkullimin normal të mjeteve.

Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës janë shoqëruar me rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit. Kjo është reflektuar edhe në bllokimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa aktualisht në aksin rrugor Burrel-Milot lëvizja bëhet vetëm në një sens.

 

Në qarkun e Dibrës raportohen që shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në Lezhë dhe Krujë, ku reshjet e dendura të shiut  rrezikojnë të përmbytin edhe shtëpi baninim.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI