Flash

Parodia/ Edhe Arta Marku në sulm ndaj "Fake News"

Lapsi.al 23 September 2019
Parodia/ Edhe Arta Marku në sulm ndaj "Fake News"

Nuk mund të mungonte as kamikazja e rilindjes Prokurorja e Përgjithshme (e përkohshme), Arta Marku, në ofensivën e qeverisë kundër Fake Neës. Pas Ramës, Llleshajt, Xhaçkës, Shahinit Braçes që fajësuan me radhë mediat, ajo i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës që të nisë vlerësimet, sa i përket përhapjes së lajmit fals për tërmetet, mbrëmjen e djeshme. Pak orë përpara se Prokuroria të nxirrte njoftimin e saj zv kryeministri Braçe deklaroi: “Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe. Menjëherë receptorët e Arta Markut që është ne garë për tu bërë prokurore e përhershme, e kapën sinjalin.

©Lapsi.al

 

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI