Flash

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, emrat e 4 viktimave të aksidentit në Elbasan

Lapsi.al 23 September 2019
Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, emrat e 4 viktimave të

Aksident mes tre makinash në aksin rrugor Elbasan- Papër, është kthyer në një tragjedi të rëndë, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur.

Siç informoi edhe policia, aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K.

Viktimat kanë qenë pjesë e së njëjtës familje, nga qyteti i Gramshit.

Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Aksidenti tragjik ku humben jetën katër gra ndodhi kur po ktheheshin nga ceremonia mortore e bashkëshortit të njërës prej viktimave. Mjeti me te cilin ato udhëtonin humbi kontrollin duke kaluar mbrojtëset anësore të rrugës.

Pas mjetit u përplasën edhe dy mjete të tjera.

Viktimat e aksidentit janë katër femra, të identifikuara si Fatime dhe Lume Hoxha, Jonida Kotorri, si edhe Fatushe Agolli. Ndërsa të plagosur janë Gezim Kotorri dhe Oltion Shehi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI