Flash

Kujdes! Natë me rrebeshe shiu dhe stuhi ere në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Lapsi.al 23 September 2019
Kujdes! Natë me rrebeshe shiu dhe stuhi ere në Tiranë,

Pasditja e sotme dhe mbrëmja deri në mëngjesin e së martës do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Sinoptikania Lajda Porja deklaroi për Neës 24 se reshjet më të dendura të shiut do të jenë në veriperëndim dhe zonat qendrore, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Gjithashtu, Porja theksoi se do të ketë edhe stuhi afatshkurtër të erës, që do të godasin kryesisht zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, duke krijuar trazira në det.

“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar. 

Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore. Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI