Flash

Rrugët e Shqipërisë, me transportin më të ulët të mallrave në Europë

Lapsi.al 23 September 2019
Rrugët e Shqipërisë, me transportin më të ulët

Rrugët e Shqipërisë kanë një aktivitet mjaft të ulët për transportin e mallrave në raport me vendet e tjera Europiane sipas EUROSTAT. Ngarkesa në rrugët shqiptare ka qenë më e ulët se 250 milionë tonë mallra për kilometër në vitin 2017, teksa shihet se vendet e tjera të Europës e kanë këtë tregues shumë më të lartë. Pesha totale e mallrave që u transportuan në rrugë arriti në 1,9 miliardë tonë për kilometër në BE.

Duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria nuk përdor as transportin e mallrave me hekurudhë, transporti i dobët i mallrave është pasqyra e një ekonomie të pazhvilluar.

Statistikat rajonale për transportin janë të interpretueshme për faktin se pasqyrojnë në një farë mase madhësinë e secilit rajon dhe industritë specifike të zhvilluara në këto rajone.

Sasia më e lartë e ngarkesës në transportin rrugor brenda BE-së ishte në Barcelonë (Spanjë).

Në 2017, Barcelona kishte një ngarkesë 22.7 miliardë tonë për km, e ndjekur nga dy rajone të tjera spanjolle, Valencia me 17.0 miliardë T/km) dhe Madridi (14.3 miliardë T/km).

Niveli i ngarkesave të transportuara brenda BE-së ishte më e lartë se 10 miliardë T/km në Hamburg (12.4 miliardë T/km), Murcia në Spanjën Juglindore (12.2 miliardë T/km), rajoni i Veriut të Francës me (10.8 miliardë T/km).

Harta e mëposhtme tregon se volumet e larta të transportit rrugor janë të përqendruara në vendet që kanë të porte dhe një densitet relativisht i lartë i popullsisë. Shqipëria edhe pse ka porte më shumë se vendet e tjera të Rajonit e kanë ngarkesën e tonazhit në rrugë shumë të ulët.

Ngarkesa e ulët e transportit në rrugë të mallrave përveç se është një tregues i mungesës së zhvillim ul kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve në rrugë. /monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI