Flash

Detajet/ Kush është anëtari i bandës së Niklës që i shpëtoi atentatit

Lapsi.al 22 September 2019
Detajet/ Kush është anëtari i bandës së Niklës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në fshatin Zezë të Krujës. Si pasojë e një atentati, rrethanat e të cilit ende nuk dihen, ka mbetur e vdekur Shpresa Baka, halla e Mariglen Hakës, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se Mariglen Haka ka qenë dhe shënjestër e këtij atentati. I riu njihet si pjesë e bandës së Niklës, i arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë operacionit të bujshëm të vitit 2018, ku u zbuluan armë, municione dhe lëndë narkotike.

Ngjarja mësohet se ndodhi në derën e banesës, ndërsa ende policia nuk ka një pistë të saktë, ndonëse hetimet janë përqendruar te një hakmarrje e mundshme.

I plagosuri u soll në Spitalin e Traumës nga shoku i tij, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Edhe vetë Valteri u prangos në vitin 2018 në operacionin e bujshëm policor.

Burime nga Spitali i Traumës, ku ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve dhe nën masa të rrepta sigurie, shënjestra e këtij atentati, Mariglen Bami, bënë të ditur se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

5d86a9064adc3mariglen Haka 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI