Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Anija ruse me grurë, vijon e bllokuar në Portin e Durrësit prej 20 ditësh

Lapsi.al 21 September 2019
Anija ruse me grurë, vijon e bllokuar në Portin e Durrësit prej

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit. Sipas burimeve, kompania shqiptare që ka bërë porosinë ka paguar 500 mijë euro tek ndërmjetësi që ka kontaktuar me kompaninë ruse që zotëronte sasinë e grurit që do nisej për Shqipëri. Por siç mësohet, paratë nuk kanë kaluar ende tek kompania që ka dërguar grurin dhe njëkohësisht anija nuk është paguar për transportin e kryer.

Kompania shqiptare i është drejtuar gjykatës së shkallës se parë Durrës për sigurimin e anijes dhe pas vendimit të gjyqësorit anija është bllokuar nga Kapitaneria në port, deri në zgjidhjen e konfliktit mes palëve.

Nuk është ende e qartë pse ndërmjetësi nuk ka shlyer pagesën e bërë nga kompania shqiptare për kompaninë ruse.

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi më datë 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31 gusht.

Anija me flamur rus qëndron në kalatën portuale që nga fillimi i muajit dhe ekziston rreziku që sasia e grurit të bëhet e papërdorshme, për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në kushte të papërshtatshme. Tashmë pritet që brenda 5 ditësh të shprehet edhe gjykata e Apelit për këtë çështje dhe situate absurde e krijuar mes palëve të marrë zgjidhje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI