Flash

Në kërkim ndërkombëtar, kapet trafikanti nga Tirana i dënuar në Itali

Lapsi.al 20 September 2019
Në kërkim ndërkombëtar, kapet trafikanti nga Tirana i

Policia e Tiranës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Uniformat blu kanë arrestuar 54-vjeçarin Martin Prendi, banues në Tiranë, i cili kërkohej për llogari të drejtësisë italiane.

Njoftimi i policisë: 

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”. Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana. Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Seksioni i Kërkimit në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana falë një pune të mirëorganizuar hetimore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi në zonën e Yrshekut, në Kashar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: – M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI