Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Pas vendimit të gjykatës/ Tahiri përplaset fort me Bushatin. Mbyll celularin live në mes emisionit (video)

Lapsi.al 20 September 2019
Pas vendimit të gjykatës/ Tahiri përplaset fort me Bushatin.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës që e shpëtoi atë nga burgu, ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me "Open" me anë të telefonit. Por ajo nuk zgjati shumë pasi në nervozizëm e sipër Tahiri e mbylli celularin. Shkak për këtë u bë përplasja me Andi Bushatin, i cili i tha se Habilajt nuk ishin kushërinj të thjeshtë, por njerëz që megjithëse ishin akuzuar nga një ish-polic për trafik droge, mbroheshin nga Tahiri, udhëtonin me të, dhe familjarë të tij.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Dënimi; i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Ish-ministri reagoi fort, tha se policët e tij i kishin denoncuar Habilajt dhe se Bushati kishte një axhendë personale që nuk i shërbente interesit të publikut.

Atëherë këtij interesi i shërbejnë Habilajt ia ktheu gazetari.

Kaq u desh që gjakrat të nxehen, Tahiri të pretendonte se ndodhej në pozita të pabarabarta se nuk ishte në studio dhe kur Eni Vasili e ftoi për një debat, papritmas u dëgjua sinjali i celularit të tij të mbyllur.

©Lapsi.al 

[video width="480" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/tahiri-bushati-open.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI